meta_2Kreu i Kuvendit Ilir Meta thotë se eksodi i qytetarëve shqiptarë drejt vendeve Perëndimore ka si arsye edhe situatën e brendshme ekonomike. Gjatë fjales se tij ne Komitetin Drejtues të LSI, Meta tha se duhet të ndërgjegjësohemi që në vend ka varfëri dhe se është detyrë e qeverisë dhe mazhorancës për të gjetur zgjidhjet e duhura.

Kreu i LSI tha gjithashtu se varfëria në zonat të caktuara në vend dhe eksodi i qytetarëve nuk duhet të përdoret për qëllime politike.

Meta u bëri thirrje qytetarëve të mos bëhen pre e organizatave kriminale që po favorizojnë largimet drejt vendeve perëndimore.

Tv Klan