Ilir Meta mblodhi komitetin drejtues të partisë së tij për të diskutuar për situatën politike në vend, por dhe për të marrë mandat nga anëtaret e këtij forumi për të diskutuar me kryeministrin Edi Rama për t’i krijuar opozitës besim përmes dialogut për mbajtjen e zgjedhje të lira e të ndershme.

Meta thotë se qëllimi nuk është fitorja e zgjedhjeve, pasi ai shpreh bindjen se një koalicion mes PS e LSI nuk e ka të vështirë rezultatin.

Por, i kujton aleatit të tij se është kryeministri i të gjithë shqiptareve përfshirë dhe opozitën, ndërsa shpjegon se kur flet për qeveri besimi nuk kërkon largimin e tij.

Pas këtij sqarimi Meta sjell në kujtesë rastin personal kur u dorëhoq nga posti i kryeministrit për t’i dhënë besim opozitës.

Një tjetër histori personale kur Meta thotë se ka dhënë kontribut në zgjidhjen e krizave politike, tha se ishte ajo e 2006 kur Edi Rama në atë kohë kandidat për kryebashkiak kishte mosbesim të qeveria Berisha.

Tv Klan

Ora 13:00

“Unë do të shprehja keqardhjen që ende asgjë reale nuk ka lëvizur në drejtim të dialogut dhe zgjidhjet, përveçse afateve. Opozita nuk është regjistruar në zgjedhje dhe çdo ditë që ecim përpara pa një dialog dhe klimë konstruktive na çon drejt një konfliti dhe një krize efektët e të cilës askush nuk mund t’i parashikojë. Por është detyra jonë që t’i parandalojë. Në këtë drejtim, unë dua të shpreh bindjen që LSI ka bërë dhe do të bëjë më të mirën për dialog, zgjidhje dhe zgjedhje plotësisht të ndershme dhe të standardeve europiane. Do ta vazhdoj këtu me një shprehje që mu kujtua sot në Zall Herr, pashë disa burra, malësor… dhe mu kujtua se fjala vret më shumë se plumbi. Populli ka parë dëgjuar se në parlament ka kërcituar arma, grushti prej fjalëve dhe këto kanë qenë kosto për vendin, integrimin, gjithçka përfshirë edhe reformën në drejtësi.

Unë mendoj se ka ardhur koha të mos harrojmë këtë fjalë të popullit tonë, të njerrë nga përvoja. Duke qenë të bindur që koalicioni, PS – LSI që fitoi para 4 vitesh, në kushte shumë të vështira, bindshëm dhe fitoi 84 mandate, fitoi qeverinë e Berishës, fitoi kur KQZ iu ndryshua përbërja në mënyrë antikushtetuese, natyrisht në një klimë jo të lehtë në terren. Unë besoj që sot një në zgjedhjet më të qeta më demokratike që mund të ndodhin në vend. Nuk duhet parë si çështje force kjo situatë, po si çështje tolerance dhe largpamësie. Kushtetuta është shumë e rëndësishme, por nuk mbahemi dot vetëm tek ajo, pasi ajo është e rëndëishme kur themelet e saj janë demokratike. Të mos harrojmë se për fat të keq edhe për çështjen e zgjedhjeve u ndrysha në mes të natës para 8 vitesh pa asnjëlloj respekti. Kjo nuk do të thotë që nuk duhet respektuar, por e para është që kushtetuta thotë se vota e qytetarëve është  e barabartë.

Unë nuk dua të bëj as më të mirin as më të pafajshim në këtë histori, pasi secili nga ne ka përgjegjësitë e veta, por nuk është arsye kjo për të përsëritur gabimet, as me zgjedhjet as me demokracinë as me zgjedhjet. Nuk ka patur një kryeministër që të jetë sjellur më ashpër se Sali Berisha.

Nuk mund të bëjmë një gjë që nuk do t’u shërbejë vendit. Unë nuk them që Rama të japë postin e kryeministrit, unë them se këtu ka një besim real tek zgjedhjet. Në një vend ku njerëzit kanë frikë, e që përdoren gjëra që tek Kodi Zgjedhor që është antidemorkatik… Por nuk është ky problemi, problemi është që unë nuk jam kryetari i parlamentit vetëm i mazhorancës, por i të gjithëve. Edi Rama nuk është kryeministër vetëm i PS, as vetëm i këtij koalicioni, por i gjithë Shqiprisë.

Ka detyrim të garantojë siguri, të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk duhet vetëm të ftojë për dialog, por duhet të jetë edhe i përmbajtur që të mos i japë shkas palës tjetër”./

tvklan.al