iftarriKryetari i Kuvendit, Ilir Meta shtroi një darkë iftari me rastin e Muajit të Ramazanit.

Të ftuar ishin përfaqësues të lartë nga të gjitha komunitetet fetare dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Në përshëndetjen që bëri para të pranishmëve, Meta u shpreh se pavarësisht besimit dhe bindjeve politike, të gjithë shqiptarët që i luten Zotit në shqip, mund të bëjnë vepra të mrekullueshme.

Kryetari i Kuvendit tha se Muaji i Madhnueshëm i Ramazanit na kujton të gjithëve forcën e shenjtë të sakrificës dhe durimit, dritën e virtytit dhe vlerave njerëzore.

Sipas tij në luftë me vesin, në përpjekje me hakmarrjen, në kundërshti me pangopësinë e cinizmin, shpesh egoist të qytetarit të sotëm kinse modern ne të gjithë mund të ndryshojmë.

 

TV KLAN