Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me plagosjen në Shëngjin dhe mosreagimin e policisë. 

Meta në një deklaratë ka thënë se policia e Lezhës paguhet për të mbrojtur qytetaret e jo kriminelët, prandaj i bën thirrje policisë që t’i arrestojë ata.

Gjithashtu, ish- kryetari i LSI ka thënë se siguria e tij është e parëndësishme para sigurisë së lezhjanëve.

“Populli i Lezhës po e jep verdiktin e tij edhe 4 orë e bandat do gjunjëzohen. Liria e dinjiteti i shqiptareve nuk kane çmim.

Meta u ka bërë dhe njëherë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime./tvklan.al