Ish-kryetari i LSI dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka sulmuar sërish drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako për keqpërdorimin e policisë.

Në një konferencë shtypi, Meta u shpreh se i ka dërguar SMS Kryeministrit Edi Rama për Haki Çakon që të zbatojë siç duhet detyrën e tij.

Ja kam çuar një mesazh z.Rama lidhur me Haki drogën që nuk duhet të guxojë më të përdorë Policinë e Shtetit në mënyrë policeske, antiligjore përmes inskenimeve mafioze tipike të tij dhe gjithë segmenteve që e drejtojnë atë dhe të jeni të sigurt që ky është plan i lexuar nga gjithë qytetarët shqiptarë, i lexuar nga vet socialistët dhe vet demokratët dhe përgjigjia do të jetë e paparë çdo ditë dhe në mënyrë të veçantë në 25 qershor”

, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët se kë do preferonte LSI ballkllavanë apo sheqerparen, Meta tha, se

“LSI ka vetëm një garë për vendin e parë të cilën do e fitojë”.

Meta tha gjithashtu se Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha rrezikon të ngelet e katërta në shumë qarqe të vendit.

“Përsa i takon Lulit unë se ndihmoj dot në këtë garë që ka nisur me PDIU për vendin e tretë. Tashmë ka një aleancë mes tyre, mes dy individëve, ka një plan të zi. Jo të demokratëve, jo të socialistëve por është një aleancë e cila synon t’i imponohet shqiptarëve për me manipulimeve, keqpërdorimit të policisë që ende drejtohet nga një njeri që terrorizoi vendin, të drejtorit të policisë, të drejtorit të OSHEE”,

deklaroi Meta.

Ish- kreu i Lëvizjes Socialistë për Integrim, Ilir Meta i bëri thirrje qyetarëve të Tiranës që më 15 qershor të marrin pjesë në hapjen e fushatës së LSI në Tiranë.

“Kam kënaqësinë e veçantë t’i drejtohem qytetarëve dhe të rinjve dhe të reja që të bashkohemi të gjithë ditën e enjte në 15 qershor në sheshin “Nëne Tereza” për t’i dhënë mbështetjen ekipit më të mirë të Tiranës.

Ka ardhur momenti që gjitha Shqipëria me në krye Tiranën ti thotë Po  alternatives dhe për të përcjellë në Kuvendi ne Shqipërisë jo njerëz me precedentë kriminale dhe biznesmenë që përfitojnë”,

theksoi ish-kreu i PS

. /tvklan.al