Ilir Meta ka thënë një deklaratë për mediat një ditë pas miratimit të Vettingut në Kuvend.

Do vlerësoj gjithë faktorët që kontribuan në këtë moment të ri dhe të vazhdojnë në këtë mënyrë konstrurktive për të realizuar zgjedhje transparente dhe për të dhënë mesazhe për qytetarët shqiptarë larg çdo lloj përgjegjësie.

I pyetur nga gazetarët se po qarkullojnë zëra se ka qenë ai që e ka dërguar Edi Ramën në krahët e Bashës, ai tha, “

nuk mendoj se vajtja e zotit Rama në krahët e Zotit Bashës ishte e sforcuar, por duhet parë si pozitive.

LSI, tha Meta, ka luftuar që ata të dy të gjenin një zgjidhje përmes dialogut.

Meta edhe në këtë dalje publikë, nuk nguroi të koëmntojë Marrëveshjen Rama- Basha, duke thënë se ka qenë LSI ajo që ka vënë në dispozicion të gjithë postet e saj dhe se sot është e lumtur për konsensusin mes palëve.

Në ka një forcë që duhet të jetë e gëzuar për këtë marrëveshje është LSI, sepse ka punuar gjithmonë për këtë konsensus dhe ka qenë shumë e qartë kur ka thënë se duhet një qeveri besim për zgjedhjet dhe kështu ka ndodhur. Nuk u bë qeveri teknike pa Edi Ramën. U bë qeveri teknike me ministra teknik dhe me kryeministër Edi Ramën.

LSI ka bërë të qartë se do të vendoste në dispozicion të gjithë kandidatët e saj dhe LSI është ajo që ka hequr vetëm një ministër edhe pse ne ishim të gatshëm për të ofruar të gjithë postet dhe më shumë ka sakrifikuar PSm por natyrish edhe PD.

Kemi arritur një moment mjaft pozitiv po të krahasonim ku ishim para dy javëve. Kemi zgjedhje me opozitën, miratimin e reformës”.

Gjithashtu, Meta tha se LSI ka pasur rezultate shumë të mira si në zgjedhjet e vitit 2013 ashtu dhe në zgjedhjet e 2015.

“Me lejoni të them diçka me rezultatet e zgjedhjeve vendore 2015 LSI merr të paktën  34 mandate deputetësh. Dhe mendoj se me ato rezultate ne në këto zgjedhje kemi të sigurta 7 mandate në Tiranë, 4 në Durrës, 4 në Elbasan, 4 në Fier dhe 3 në Korçë.

Jemi në një moment dhe të ecim përpara me qetësim dashur dhe pa xhelozi.

LSI nuk ka përfituar nga PS sepse forca e LSI është rinia dhe në në 2013 kemi marrë 16 mandate.

Tani ka garë, demokraci do të ketë surpriza,

tha Meta./tvklan.al