Pak orë përpara nisjes nga puna të Komisionit të Reformës në Drejtësi, Ambasadori amerikan Donal Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri Romana Vlahutin, u takuan me kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

Gjatë takimit u diskutua mbi kalendarin parlamentar për përmbylljen me sukses të kësaj reforme.

Kryetari i Kuvendit shprehu mbështetjen e tij mbi rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Sipas kryetarit të kuvendit për të gjitha çështjet që palët ndajnë qëndrime të ndryshme, duhet t’i adresohen ekspertëve të EURALIS-it dhe OPDAT-it.

Pasditen e sotme do të mblidhet komisioni i Reformës në Drejtësi, në mbledhjen e parë pas mbërritjes së rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Tv Klan