meta-boldrini

Konkretizimi i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, për kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, do të rriste prezencën e investitorëve në vendin tonë.

Ky qëndrim u shpreh nga Meta gjatë takimit me homologen e tij italiane Presidente e Dhomës së Deputetëve të Republikës Italiane, Laura Boldrini, gjate vizitës zyrtare që po zhvillon në vendin fqinj.

Boldrini tha se Italia mund të shërbejë si urë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, në rrugën drejt BE – së.

Si garanci për këtë kryeparlamentarja italiane tha se është bashkëjetesa harmonike e italianeve me emigrantët shqiptarë dhe komunitetin arbëresh.

Tv Klan