Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është pritur në një takim nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan, Pit Seshën.

Kongresmeni, sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kuvendit, është shprehur se presidenti Donald Trump do të bashkëpunojë ngushtë për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Në njoftim thuhet se ai ka vlerësuar miratimin konsensual të reformës në drejtësi dhe vendosmërinë e kryeparlamentarit Meta për konsensus të plotë.

Zoti Seshën është shprehur se Shtetet e Bashkuara mbështesin angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe se një Amerikë më e fortë kërkon një Shqipëri të fortë.

Sipas tij, Uashingtoni është i bindur se bashkëpunimi me shqiptarët forcon Shqipërinë dhe rajonin.

Tv Klan