Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mendon se raporti i Komisionit të Venecias duhet t’i hapë rrugën mbledhjes së Komisionit për Reformën në Drejtesi dhe miratimin sa më të shpejtë të ndryshimeve kushtetuese.

Ilir Meta – Kryetar i Kuvendit:

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi tashmë duhet të fillojmë menjëherë nga puna për materializimin përfundimtar të këtij procesi pas ardhjes së rekomandimeve”.

Por në ndryshim nga maxhoranca, opozita kërkon tryezë politike të nivelit të lartë për të gjetur konsensus mbi të rekomandimet e Venecias.

Të dyja palët i kanë përshëndetur rekomandimet, edhe pse kanë qëndrime të ndryshme. Por veç kësaj, ata i ndan dhe formati që do zgjidhet për të nisur diskutimet.

Byroja Kombëtare e Hetimit, një tjetër draft që i mban larg në qëndrime dy palët politike, edhe pse është përfshirë në axhendën e punimeve 3 javore të Kuvendit, ende nuk ka nisur të diskutohet pasi nuk është vendosur nëse do të shyrtohet nga Komisioni i Ligjeve apo Komisioni i Reformës në Drejtësi.

Për Kryeparlamentarin Meta kjo është çështje procedurale. Ai thotë se me rëndësi nuk është as vartësia e këtij organi.

Ilir Meta – Kryetar i Kuvendit:

 “Për ne ka rëndësi të funksionojë. Ne jemi të hapur për ta votuar që sot. Madje sot jemi vonë, ta votonim që dje”.

Tv Klan