Për Presidentin e Republikës Ilir Meta është shqetësuese vonesa në konstituimin e organeve të reja që do të qeverisin sistemin gjyqësor. Ai veçon ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, mungesa e të cilit sipas tij sjell efekt negativ zinxhir, në të gjithë sistemin.

Ilir Meta:

“Moskrijimi i këtij këshilli, vonon zgjidhjen e problematikës së shfaqur në drejtim të plotësimin të trupës gjyqësore, apo rishpërndarjen territoriale të burimeve, përfshirë këtu dhe gjykatën administrative”.

Kreu i shtetit i bën apel politikës të hedhë hapa konkretë të zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Ilir Meta:

“Nga kjo tryezë, gjej rastin t’u bëj thirrje të gjitha forcave politike, Kuvendit, Shoqërisë Civile dhe të gjithë aktorëve të sistemit gjyqësor të përfshirë në këtë proces, sa më shpejt dhe në mënyrë transparente veprime aktive e konkrete, që nën frymën e Kushtetutës së vendit, si dhe duke ndjekur si busull këshillat e vyera të Komisionit të Venecias, të ndërmarrin hapa serioze e transparentë, në mënyrë që kjo reformë e madhe të bëhet sa më shpejt reale, e prekshme, efektive, sa më shpejt, larg politizimit të skajshëm dhe për interesa partiake të ditës”. 

Sipas Metës çdo vonesë e mëtejshme në këtë drejtim është në dëm të interesit publik, gjykatave, reformës në drejtësi dhe pritshmërive të qytetarëve shqiptarë.

Tv Klan