Duke vlerësuar apelin e komisionerit Johannes Hahn për miratimin sa më shpejt të Reformës në Drejtësi, kreu i LSI-së Ilir Meta tha se partia e tij është e gatshme të ngrejë kartonat në parlament për të miratuar brenda Qershorit draftin e hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë.

Në mbledhjen e Komitetit drejtues të LSI-së, Meta theksoi se se po aq të rëndësishme për vendin janë zbatimi i ligjit për Dekriminalizimin dhe Reforma Zgjedhore.

Kreu i LSI-së, deklaroi se Shqipëria nuk duhet ta humbasë shansin për të hapur në vjeshtë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Tv Klan