Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, duke folur pas tryezës së thërritur nga vetë ai tha se është për të ardhur keq që nuk po demonstrohet vullneti për t’i dhënë popullit zgjedhjet që meritojnë. Sipas tij dialogu mungon prej një kohe të gjatë. Meta tha se ftesa ndaj partive këtë të mërkurë ishte për t’i informuar ata për situatën.

Duke folur për opozitës, ai tha se ajo ka të drejtë të quajë të kotë përpjekjet tij për dialog, është e drejta e saj. Kryeparlamentari tha se që prej ditës së parë ka bërë përpjekje për të vendosur dialog dhe shprehu keqardhje për faktin se këto përpjekje i opozita i merr si ultimatume. Ai tha se opozita ka axhendën e saj, e cila nuk i shërben zgjidhjes.

“Theksoj se të gjitha partitë përfaqësojnë Kuvendin e Shqipërisë për të informuar për situatën aktuale dhe për negociatat e zhvilluara dje me përfaqësuesit e PE dhe Nënkryetarin e Partisë Popullore Evropiane dhe në këtë drejtim besoj se janë bërë përpjekje të rëndësishme, serioze nga partnerë ndërkombëtarë. 

Dialogu ka munduar për një kohë të gjatë dhe është për të ardhur keq se nuk po demonstrohet vullneti, përgjegjshmëria për një proces të qetë demokratik siç e meriton çdo familje shqiptare dhe vendi ynë. 

Opozita ka të drejtën e saj. Unë si Kryetar i Kuvendit i kam bërë të gjitha përpjekjet për t’u vendosur dialogu që nga dita e parë e vendosjes së çadrës, qëndresës së opozitës. 

Por është për të ardhur keq. 

Edhe si Kryetar Kuvendi dhe i LSI kam bërë disa hapa të rëndësishëm përpara në arën e situatës aktuale për të krijuar një klimë mirëbesimi, por opozita ka një agjendë të saj politike që nuk besoj që do i shërbejë vetë asaj.”

Për kryeparlamentarin, pjesëmarrja dhe garantimi i gjithë përfshirjes dhe gjithë partive opozitare do bënte të mundur përmirësimin e standardeve të zgjedhjeve. Ai e konsideroi Kodin aktual Zgjedhor si të mallkuar.

“Pjesëmarrja dhe garantimi i gjithë përfshirjes dhe gjithë partive opozitare do bënte të mundur përmirësimin e standardeve të zgjedhjeve. Të ishte ajo opozitë që kanë nevojë të gjithë shqiptarët. 

Lidhur me Kodin Zgjedhor, ky është i mallkuar. Në qoftë se konsensus, është ai i nëndheshmi për të penguar çdo përpjekje në një proces të hapur, konkurrues, demokratik. 

Duhet bërë çdo përpjekje që të jepet garanci maksimale që vota e qytetarëve të jetë e drejtë dhe barabartë. Do donim që të gjithë të bënin përpjekje maksimale, kjo tregon që këto përpjekje s’kanë shteruar. Vendi meriton qetësi, paqe sociale dhe qytetarët të votojnë në mënyrë të drejtë. Ky Kod Zgjedhor nuk ka provuar që t’i japë Shqipërisë demokracinë që meriton dhe çon vendin nga një krize në një tjetër. Unë nuk dua të hyj në çështje etnike. Çdo gjë që i shërben transparencës, garancive, sa më shumë forcave politike dhe jo thjesht burokratëve të OSBE-ODHIR, që shqiptarët të kenë zgjedhje të lira e të ndershme

“.

Sa i përket Presidentit, Meta tha se qëndrimi ka qenë maksimalisht i hapur dhe konstruktiv dhe pavarësisht se koalicioni qeverisës e ka shumicën, presidenti sipas tij duhet të jetë sa më konsensual.

Meta theksoi më tej se opozita duhet të jetë pjesë e të gjitha proceseve.

“Ne nuk duam të bëjmë asnjë veprim pa opozitën. Nëse donim të bënim veprime pa opozitën do e kishim bërë”.

“Për çështjen e Presidentit, qëndrimi ka qenë i hapur dhe konstruktiv. Mazhoranca të ketë këtë qëndrim, Presidentin ta kemi sa më konsensual. Nuk duam të bëjmë asnjë veprim pa opozitën, se po të donin do e kishim bërë me kohë. Unë besoj se duhet të zgjidhet në këtë legjislaturë dhe shpresoj se dialogu do rivendoset sot në mbrëmje. Jemi duke pritur partitë demokratike në këtë proces. Mendoj se i janë bërë mjaft oferta Partisë Demokratike. Ajo duhet të tregojë vullnet të përfshihet në këtë proces. Qeveria teknike nuk është diçka që mund të konsultohet në mënyrë të njëanshme, humbasim fokusin e standardit që kanë nevojë qytetarët shqiptarë”

./tvklan.al