Katër studentë të mjekësisë në Tajlandë janë kapur duke kopjuar në një provim. Ata përdornin pajisje të sofistikuara teknologjike për të kopjuar.

ora

Zv/Drejtori i “Universitetit të Rangsit” në Tajlandë, Naret Panthataratorn, ka vënë re sjelljet e dyshimta të studentëve. Pasi është afruar pranë tyre ka vënë re syzet e dyshimta dhe orët elektronike të dorës, pajisje këto që përdornin për të kopjuar.

syze

Sipas mediave vendase dy studentë janë paguar që të hyjnë në provim dhe t’i fotografojnë pyetjet, të cilat më pas janë përpunuar dhe shpërndarë tek studentët përmes orëve të mençura.

“Dy studentët e paguar u përgjigjen në të gjitha pyetjet, pastaj u dërgonin mesazhe studentëve të departamentit të mjekësisë, atyre të cilët i kishin paguar. Përgjigjet e gatshme dërgoheshin përmes orës së dorës”,

tha Naret Pantarathon.

Studentët  të cilët pezulluar nga provimi janë përfshirë në listën e zezë të universitetit./tvklan.al