Me siguri ndiheni xhelozë për mikun tuaj, i cili zgjohet herët në mëngjes, mediton, bën ushtrime fizike, lexon një libër apo ushqehet me fruta. Më poshtë , do të gjeni disa metoda rutinë të thjeshta, për të filluar ditën sa më mbarë.

-Shkruani tri gjëra për të cilat jeni mirënjohës. Profesori i psikologjisë Martin Seligman, nga Universiteti i Pensilvanisë ka thënë:  “Mendoni për atë që ju keni tashmë në jetën tuaj. Mos u përqendroni vetëm në gjërat materiale (makinë apo kompjuter). Ju mund të shprehni mirënjohjen për miqtë, familjen apo formimin tuaj”.

-Mendoni dhe shkruani mbi atë që dëshironi të ndodhë sot. Seligman sugjeron të shkruani diçka që dëshironi vërtetë të ndodhë, duke ju sjellë gëzim në jetë. “Kjo mund të jetë diçka e thjeshtë që mund ta realizoni edhe në mbrëmje”.

-Meditimi. “Meditimi nuk është thjesht për tu ulur dhe për të qëndruar në heshtje”, shpjegon Seligman. Ai thekson se ju duhet të shkëputeni për 5 minuta nga bota që ju rrethon, sepse në këtë mënyrë do të ketë përfitime emocionale dhe shpirtërore.

-Ushtrimet fizike. Studiuesit sugjerojnë se aktiviteti fizik për rreth 5 minuta çdo mëngjes ndihmon në ekuilibrimin e energjisë së trupit dhe qetëson gjendjen emocionale.

-Rregulloni shtratin. Rregullimi i shtratit çdo mëngjes mund të rrisë produktivitetin gjatë ditës.

-Planifikimi. Psikologu Travis Bradberry thotë se planifikimi rrit shanset e arritjes së qëllimeve në jetë. “Nëse aplikohet çdo mëngjes, objektivat tuaja do të realizohen”.

/tvklan.al