Në periudhën Janar-Shtator të këtij viti të ardhurat totale në buxhet arritën në 298.1 miliardë lekë, ose me një realizim 99 % përlind në raport me planin e 9 mujorit të vitit 2016.

Të dhënat janë bërë të ditura nga Ministria e Financave, e cila në analizën e treguesve thotë se të ardhurat nga tatimet dhe doganat në këtë periudhe u rriten 8.7%, krahasuar me 9 mujorin e një viti me pare.

Me rritje krahasuar me vitin e kaluar rezultojnë të ardhurat nga taksa doganore, nga akciza, te ardhurat nga TVSH-ja në import dhe ajo e vendit, të ardhurat nga tatimi mbi fitimin, nga tatimi mbi të ardhurat personale, taksat Kombëtare dhe të ardhurat nga kontributet.

Për sa i përket shpenzimeve sipas Ministrisë se Financave në periudhën 9 mujore ato janë realizuar në masën 97.1 përqind të planit.

Nisur nga këto shifra, Financat thonë se kjo situatë është shoqëruar me një sufiçit buxhetor afërisht 10.5 miliardë lekë, çka tregojnë reagimin pozitiv të ekonomisë dhe reformave të reflektuara drejtpërdrejt në rritjen e parametrave të treguesve fiskale të buxhetit të konsoliduar duke dhënë efektet e pritshme të reformave në ekonomi./ TV KLAN