Michael-CorinnaMichael Schumacher mund të rikuperohet dhe të rikthehet me shëndet të plotë brenda 3 viteve.

Deklarata vjen nga një mjek i cili u kujdes për yllin e Formula 1 për gati 6 muaj, pas aksidentit në ski.

Jean- Francois Payen, mjek në spitalin e Grenobles në Francë, i cili kuroi Schumacher pas dëmtimit që pësoi Dhjetorin e shkuar, tha se e kishte vizituar familjen e yllit në shtëpinë e tyre në Zvicër për të parë shëndetin e tij.

Payen tha se piloti i famshëm nuk është më në koma dhe se mund t’i duhen rreth 3 vite që ai të rikuprohet totalisht.

7 herë kampion bote, Schumacher ndodhej në Alpet e Francës kur u rrëzuar teksa bënte ski dhe u dëmtua në kokë.

tvklan.al