fruta deti

Përbërësit:

1 kilogram midhje

1 kokërr qepë

6 thelpinj hudhër

½ e një shisheje salcë domate

Djathë i bardhë ose kaçkavall

Gjethe dafine

Majdanoz

Kripë e piper sipas dëshirës

Përgatitja:

Fillimisht grijmë qepën hollë dhe e kaurdisim në një tigan me vaj derisa të lëshojë ngjyrë. Më pas shtojmë hudhrat. I hedhim në një tepsi dhe aty shtojmë midhjet, gjethen e dafinës, majdanozin, kripën dhe piperin. I lëmë për 3 minuta në furrë të nxehur 180 gradë dhe më pas i shtojmë salcën e domates. I fusin në furrë sërish, jo më shumë se 20 minuta. Sapo t’i nxjerrim i spërkatim me djathë.

tvklan.al