Mijëra aktivistë kanë protestuar të shtunën në mbrëmje kundër një demonstrate lokale të të djathtëve ekstremiste në Shtetet e Bashkuara.

Në qendër të Bostonit, aktivistët kundër racizmit u mblodhën pranë një parku ku neo-nazistet zhvillonin një tubim me moton ‘për lirinë e shprehjes”. Rreth një orë pasi nisi tubimi, nazistët u detyruan të largohen nga parku pasi protesta e aktivistëve u përshkallëzua në përplasje me policinë.

Tubimi i të djathtëve vjen vetëm një javë pas protestave të dhunshme mes dy grupeve, në Virginia, ku gjeti vdekjen nje aktiviste 32 – vjeçare. Organizuesit e tubimit për Lirinë e Shprehjes thanë se nuk do të heqin dorë nga platforma e racizmit ose jotolerancës.

27 persona nga radhët e aktivisteve u vunë në pranga nga policia e Bostonit, e cila menjëherë u përgezua nga presidenti Donald Trump për punën e kryer. Javën e fundit, Trump u vendos në qendër të kritikave për qëndrimet e tij pro neo-nazisteve.

Një ditë më parë, shefi strategjik i Shtëpisë së Bardhë, Stiv Benon u largua nga detyra pas deklaratave të Trump mbi grupet neo-naziste dhe ato raciste.

Tv Klan