Mijëra besimtarë ortodokse dhe katolikë kanë kremtuar në mesnatë festën e pashkës. Ajo konsiderohet me e rëndësishmja për besimtarët pasi Krishti ngjallet 3 ditë pas vdekjes në kryq.

Për besimtarët katolikë, mesha u mbajt në Katedralen e Shën Palit. Arqipeshkvi i Tiranës, Durrësit, imzot Gorge Frendo, veç apelit se besimtarët duhet të jenë lajmëtarë të paqes, iu drejtua me një mesazh edhe politikanëve.

Edhe në katedralen ortodokse “Ringjallja e Krishtit” besimtarët ndoqën meshën e drejtuar nga kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, imzot Anastas Janullatos.

Festa e Pashkës konsiderohet festa më e shenjtë për besimtarët ortodoksë e katolikë. Ajo  simbolizon ringjalljen e Krishtit, tre ditë pas vdekjes në kryq./ TV KLAN