Mijëra njerëz kanë zbritur në rrugët kundër reformës së pensioneve në Brazil.

Qeveria ka vendosur të rrisë moshën e daljes në pension, në kuadër të masave të shpëtimit, të cilat janë të nevojshme për t’i dhënë një shtysë ekonomisë së vendit pas recensioit më të ashpër në një shekull, me të cilin u përball Brazili.

Protestat vijnë 6 muaj përpara kohës kur masat e reja do të shqyrtohen në kongres. Deri atëherë, mijëra protestues kanë premtuar se do të qëndrojnë në rrugë.

Brazilianët janë ndarë në mënyrën sesi kanë protestuar, disa duke kërcyer, të tjerë kanë thyer xhama e janë përleshur me policinë.

Tv Klan