soni malajKëngëtarja e njohur Soni Malaj ka marrë mijëra urime ditën e sotme me rastin e ditëlindjes.

Edhe Soni bën pjesë tek ato femra që nuk tregojnë moshën e saktë, pasi ajo në videon e postuar në rrjetin social “Instagram” ka fryrë vetëm një qiri sa për traditë, sepse aty nuk kishte asnjë numër për vitet e këngëtares.

Në shenjë mirënjohje jo vetëm për familjen dhe miqtë e ngushtë që ia bën speciale këtë ditë, por edhe për kolegët dhe fansat e shumtë që e uruan, Soni i falenderoi me një status në rrjetet sociale.

“Falenderoj nga zemra familjen time,miqtë e mij, kolegët,fansat e mij të shtrenjtë, ndjekësit në “Instagram” dhe “Facebook” ,që me urimet e tyre,ma bënë këtë ditë kaq të bukur edhe pse jashtë bie shi.Ju dua shumë dhe shpresoj që edhe ju të keni ditë sa më të lumtura” – ishte mesazhi i Sonit në “Facebook”.

M.S