Milan fitoi 1-0 me Genoan në San Siro. Pas disa orvatjesh, Milan gjeti golin me Matias Fernandes. Loja ishte e gjitha e Milanit që zotëroi topin për pjesën dërmuese të ndeshjes, por mungoi finalizimi i golit. Genoa nuk mundi të dalë as me lojë nga kriza duke mos rrezikuar seriozisht thuasje në asnjë rast portën e Milanit.

Inter barazoi në Torino, një fushë e vështirë për të gjitha ekipet. 2-2 rezultati përfundimtar. Zikaltrit kaluan të parët në avantazh në mesin e pjesës së parë, por barazimi erdhi vetëm 6 minuta më vonë.

Me fillimin e pjesës së dytë Torino shënon golin e dytë, por gëzimi zgjati vetëm 3 minuta pasi Inter barazoi me Candreva.

Tv Klan