Football Soccer - AC Milan v Bologna - Italian Serie A - San Siro stadium, Milan, Italy - 06/01/16. AC Milan's coach Sinisa Mihajlovic reacts. REUTERS/Stefano Rellandini

E ardhmja e Sinisa Mihajlovic është ende në dyshim. Mihajlovic shpëtoi me barazimin 1 – 1, të arritur në stadiumin “Olimpico” dhe një tjetër provë e rëndësishme do të jetë ndeshja e së mërkurës në Kupën e Italisë ndaj Carpi.

Në rast se nuk ka rezultate, zëvendësuesit janë gati. Brocchi apo emra më të rëndësishëm si Lippi, Prandelli apo Spalletti mendohen si zëvendësues. Të Milan kërkojnë rezultat, pasi në verë janë shpenzuar 90 milionë euro për t’u rikthyer një ekip i rëndësisshëm.

Priten ndryshime në dalje, ku të tepërt janë Cerci dhe De Jong, apo të zgjidhet situata e El Shaarawy. Drejtuesit e Milan synojnë të afrojnë nga Manchester United, por në formë huazimi, sulmuesin Fellaini. Deri më tani është afruar Kevin Prince Boateng, një njohje e vjetër në ekip.

Nuk kanë munguar në shtypin Italian edhe lajmet që flasin për një aktivizim të përplasjes mes administratorit Galiani dhe Barbara Berluskonit, vajzës së presidentit të klubit kuqezi.

Tv Klan