4 vjet, 6 muaj e 22 ditë. Kaq shumë kohë ka kaluar që prej herës së fundit që Milan ishte në krye të klasifikimit të Serie A. Sot është më pranë se kurrë këtij rikthimi. Kuqezinjtë kanë udhëtuar për të luajtur me Genoan, ndeshjen që hap javën e 10 te serie A.

Në mbrëmje kuqezinjtë do të kërkojnë patjetër fitoren për të kapur vendin e parë të renditjes. Kjo është mundësia më e mirë për Milanin. Në 48 orë, pasi ka mundur Juventusin, tashmë ka shansin ta kalojë atë edhe në klasifikim.

Veç ëndrrës së të gjithë klubit kuqezi për vendin e parë, ndeshja e sotme do të jetë një ëndërr edhe për portierin Donaruma, i cili saktësisht 365 ditë më parë kur ishte vetëm 16 – vjeç, e nisi si titullar për herë të parë dhe nuk e ka lëshuar më vendin e tij. Jo më kot cilësohet si Buffon i ardhshëm.

Nga ana tjetër, Milan do të ketë përballë një skuadër të lënduar. Humbja në derbi me Samdorian kërkon shpagim, dhe ku ka më mirë se përballë skuadrës më të formë për momentin. Tekniku Juric ka zgjedhur modulin 3-4-3, për të treguar se pretendon edhe ta fitojë takimin jo vetëm për faktin që luan në shtëpi.

Nga të dy krahët nuk ka mungesa të rëndësishme. Pritet që sfida të mnbajë në ankth Juven dhe Romën që luajnë një ditë më pas.

Tv Klan