Milan fitoi me rezultatin 1 – 0 përballjen me Cagliarin. Goli u shënua në minutën e 88 nga Baka.

Ekipi i Montelës kthehet kështu te fitorja pas 2 ndeshjesh pa sukses.

Juventus nuk po lejon rivalët të afrohen. Ekipi torinez mundi Bologna 3 – 0. Një fitore e përcaktuar që në minutat e para me golin e Higuain. Dybala shënoi me 11-metërsh për ta mbyllur pjesën e parë në avantazh të 2 golave. Në pjesën e dytë ishte Higuain që siguroi fitoren përfundimisht.

Juventus ashtu si dhe Milan kanë një ndeshje më pak. Roma mundi Genoa në fushën e saj me rezultatin 1 – 0 i vendosur nga një autogol i Izzo. Në pjesën e dytë të takimit për tu veçuar një shtyllë e Dzeko dhe pritja e shpëtimtare e Szczesny në çastet e fundit. një fitore të limit ajo e Milan.

Goli i Bacca i dha 3 pikët ekipit të Montella që mundi 1 – 0 Cagliari në “San Siro”. Inter arriti një fitore të rëndësishme në fushën e Udinese. Zikaltërit fituan takimin me rezultatin 2 – 1. Një sukses me përmbysje, pasi vendasit realizuan të parët, por golat e Perisic kthyen situatën.

Lojtarët e Udinese mund të dilnin me pikë nga ky takim, por shpërdoruan shumë para portës së Handanovic. Ndeshja mes Pescara dhe Fiorentina u shty për shkak të reshjeve të borës./ TV KLAN