Juventus – Milan do të jetë ndeshja më interesante e fazës çerekfinale në Kupën e Italisë.

Skuadra e Montelës fitoi 2 – 1 me përmbysje takimin e 1/8 me Torinon i zhvilluar në San Siro. Beloti shënoi fillimisht për miqtë, ndërsa pas pushimit mes dy pjesëve Milan ishte më kërkues duke shënuar dy herë me Kuska dhe Bonaventura brenda pak minutave.

Radhën e ka sfida mes Juventusit dhe Milanit që do të luhet më 25 janar në Torino, një përsëritje e finales së sezonit të kaluar, por kësaj here më shpejt./ TV KLAN