Pas merkatos spektakolare që ka zhvilluar këtë verë, Milan dhuron spektakël edhe në fushë.

Kuqëzinjtë mundën 4-0 Bajernin e Mynihut në miqësoren e zhvilluar në Kinë. Loja e djemve të Montelës kishte një ritëm të lartë, aq sa të kthehej të në papërballueshëm për kampionët e Gjermanisë.

Në minutën e 14-të vjen goli i parë për Milan, i firmosur nga blerjet e reja, assist i Ricardo Rodriguez dhe goli i Frank Kessie. Mbrojtësi i majtë i ardhur nga Volfsvurg u bë protagonist edhe në golin e dytë, në minutën 25-të me assistin e dytë personal, këtë herë për të riut Cutrone i cili firmos golin e dytë. Bayern mundohet të reagojë me Levandovskin dhe Mueller, por janë sërish italianët që shënojnë, sërish me Cutronen.

Në pjesën e dytë Montela hedh në fushë disa nga blerjet e fundit, debutojnë Biglia, Konti dhe Bonucci. Goli i katërt shënohet nga një tjetër prurje e re, turku Calhanoglu, i cili me një gjuajtje jashtë zone mposht portierin gjerman. Kjo është ndeshja e dytë për Milanin në turneun aziatik. E para nuk shkoi mirë, me disfatën 3-1 ndaj Borussias së Dortmundit. Montella këtë herë ka arsye të gëzohet.

Tv Klan