Milani i ri e nis me humbje edhe pse në një turne miqësor. Skuadra italiane u mund 3 – 1 nga Borusia e Dortmundit në takimin e luajtur në Kinë. Në këtë sfidë trajneri Montela aktivizoi vetëm disa nga afrimet e merkaton së verës.

Emra të rëndësishëm si Bonuçi apo Andre Silva nuk ishin për këtë përballje. Obamejang i Dortmundit, i cili është një synim i Milanit, realizoi 2 gola në këtë takim. Miqësorja e radhës e Milanit do të jetë ajo me Bajernin e Mynihut të shtunën po në Kinë.

Tv Klan