Milan humbi në shtëpinë e vet një prej ndeshjeve më të rëndësishme, të fazës së dytë të kampionatit. Napoli festoi me fitoren 2-1. Skuadra e Sarrit e kapi të papërgatitur Milanin duke i shënuar dy gola të shpejtë në fillim të pjesës së parë të takimit.

Në minutën e 6’ Insigne dhe në të 9’ Callejon tronditën kuqezinjtë, të cilët reaguan në fund të pjesës së parë me kucka

45 minutëshi i dytë shërbeu për të administruar rezultatin. Napoli barazohet me pikë me Romën dhe të dyja janë 1 pikë më pak se Juventus që kryeson. Ndërsa Milan mbetet në vendin e 5. / TV KLAN