Milan synon të bëjë kthesën, ndërsa Juventus të vijojë me rrugën drejt vendit të parë. Të dy ekipet do të luajë sot në orën 18:00 në “San Siro” për fitore.

Suksesi me Chievo në mesjavë ishte vetëm një revansh i vogël pas disa ndeshjeve radhazi pa shkëlqim, por me Juve duket se është prova e vërtetë.

Tre pikët janë synimi i kampionëve në fuqi, të cilët u larguan sezonin e kaluar me humbje nga kjo fushë.

Një fitore do të shërbente për të qenë më pranë Napoli të vendit të parë. Në këtë takim që do të ndiqet nga 78 mijë tifozë në stadium do të mungojë Leonardo Bonucci, i pezulluar pas kartonit të marrë me Genoa.

Ish-mbrojtësi i Juventus prej këtij sezoni luan me Milan që ka si objektiv rikthimin në Champions League. Largësia me vendin e katërt tani është 9 pikë. Po sot në orën 20:45 do të luhet ndeshja tjetër e javës së 11, Roma – Bologna.    

Tv Klan