Milan i vendos ultimatum Gianluigi Donnarumma për rinovimin. Drejtuesit e klubit milanez nuk janë të kënaqur me hezitimin e portierit 18-vjeçar dhe veçanërisht menaxherit të tij Mino Raiola dhe duan që të hidhet firma në kontratë ose do ta lenë në tribunë.

Marrëveshja e re duhet të arrihet brenda muajit qershor dhe për ta bindur i është ofruar 3 milionë e gjysmë euro në sezon nga 250 mijë që merr aktualisht. Donnarumma preferohet nga shumë ekipe edhe jashtë Italisë.

Raiola reagoi menjëherë duke sqaruar se asnjë nuk ka thënë që nuk do të ketë rinovim. Sipas menaxherit, Donnarumma pas ndeshjeve të Italisë do të shkojë me pushime dhe pastaj të shikohet se çdo të ndodhë. Gianluigi Donnarumma është pjesë ekipit të parë të Milan prej vitit 2015 duke u kthyer në titullar të skuadrës.

Tv Klan