Milan nuk po del dot nga kriza duke mos arritur të fitojë edhe me Genoa në “San Siro”. Takimi i javës së nëntë përfundoi pa gola. Milan luajti prej minutës së 25’ me 10 futbollistë, pasi kapiteni Bonucci u ndëshkua me karton të kuq. Skuadra e Montella ka marra vetëm 1 pikë në 4 ndeshjet e fundit. Roma u lragua me 3 pikët nga fusha e Torino. Fitorja 1 – 0 u vendos nga goli i Kolarov në pjesën e dytë.

Një rikthim te suksesi pas humbjes me Napoli në javën e kaluar. Atalanta e Berishës rigjeti fitoren pas 3 javësh pritje, duke mundur me rezultatin 1 – 0 Bologna. Pa pikë mbetet ende Benevento i Memushajt dhe Gjimshtit. Humbjen e radhës ia shkaktoi Fiorentina me rezultatin 3 – 0. Të shtunën kryendeshja e javës së nëntë në Serie A mes Napoli dhe Inter përfundoi pa gola.

Tv Klan