Përveç problemeve në fushën e lojës Milan e shqetëson edhe një penalitet i mundshëm nga UEFA për shkak të borxheve të grumbulluara ndër vite.

“Gazzetta Dello Sport” shkruan se propozimi i klubit italian për ringritje ekonomike nuk ka bindur dhe rrezikohen me sanksione, gjoba apo edhe masa për pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Komisioni i Fair Play Finaciar të UEFA-s pritet të mblidhet të premten edhe pse duket se penalizimi i mundshëm do të vijë pas disa muajsh. Si do që të shkojë një ngjarje tillë dëmton edhe imazhin. Llogaritë janë problematike, por duket se nuk ka plan të pranohen kushtet e UEFA-s ashtu siç bëri Roma dhe Inter në të kaluarën për shkurtim shpenzimesh.

Milan prej këtij viti është nën administrim të një grupi kinez që me blerjen e aksioneve u zotuan për shlyerjen e borxheve. Prejardhja e fondeve të tyre është vënë në dyshim nga mediat ndërkombëtare, por gjithçka është hedhur poshtë nga klubi.

Tv Klan