Milan rrëzohet në Genova ndaj Sampdorias. Skuadra vendase fitoi pastër 2-0. Ndeshja u vendos në pjesën e dytë. Zapata i Milanit ndihmoi kundërshtarët, pikërisht kushëririn e tij që luan për Sampdorian Duvan Zapatën, i cili nuk e çoi dëm dukë gjetur golin e parë.

Një tjetër gabim i mbrojtësit në minutën e 91-të i dha mundësinë edhe Alvarez të shënonte golin e dytë.

Një gol në minutat e fundit dhe sërish nga një mbrojtës i dha Interit suksesin e rëndësishëm 1-0 përballë Xhenoas, duke mbajtur zikaltërit 2 pikë lart skuadrave kryesuese. Pavarësisht volumit të lojës dhe rasteve Inter e gjeti rrugën e rrjetës me vështirësi.

Lacio e Thomas Strakoshës nuk e pati të vështirë ndaj Veronës. Në fushë kundërshtarë Lazio fitoi 3-0. Dy gola ishin të të përhershmit Immobile dhe një i Marusiç i dhanë tre pikët kryeqytetasve

Në përballjen mes Crotones së Arlind Ajetit dhe Beneventos së Memushajt suksesin e arriti skuadra e mbrojtësit duke fituar 2-0. Kjo ishte fitorja e parë në 6 javë kampionat. Benevento e Memushajt vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit të rënditjes së serie A./Tv Klan