Edhe pse këtë verë bëri një merkato duke rinovuar klubin në mënyrë thuajse radikale, Milan humbi ndaj Lazio në “Olimpico”.

Disfata është e thellë dhe nuk do të përtypet lehtë. Skuadra vendase fitoi 4-1. Ciro Immobole është autori i tre golave të Lazios.

E nisi me një 11-metërsh dhe shënoi edhe të dytin në fund të pjesës së parë. Immobole gjeti rrjetën për herë të tretë sapo filloi pjesa e dytë. Milan u shkatërrua psikologjikisht dhe një minutë më pas pësoi edhe të tretin. I rikthyer në formacion titullar Montolivo u duk se nuk e kishte humbur shpresën kur shënoi golin e vetëm për Milanin.

Edhe Fiorentina siguroi një fitore të thellë. Në fushën e Veronës shënuan 5 herë.

Atalanta e Etrit Berishës fitoi në Bergamo me Sassuolo.

Serie A – Java 3

Inter 2 – 0 SPAL

Atalanta 2 – 1 Sassuolo

Cagliari 1 – 0 Crotone

Hellas 0 – 5 Fiorentina

Udinese 1 – 0 Genoa

Lazio 4 – 1 Milan

Benevento – Torino

Bologna – Napoli

/Tv Klan