1

22 – vjeçarja Miley Cyrus përgjatë një interviste telefonike të realizuar për Associated Press është shprehur se të gjithë njerëzve duhet t’ju jepen mundësi në jetë. Në këtë rast i është referuar Bruce Jenner, të gjithë të rinjve të pastrehë, si dhe LGBT.

Ajo rrëfen se ka shumë të rinj që janë nën sundimin e prindërve, duke bërë apel që t’i lejojnë të gëzojnë jetën e tyre për të mos shkuar drejt vetëvrasjes siç ndodhi me adoleshentin Leelah Alcorn në dhjetor.

Cyrus vazhdimisht ka shprehur pasionin e saj për shumë çështje të ndryshme, duke filluar nga ndryshimet klimaterike, mirëqenien e kafshëve etj, por në këtë rast ajo është përqendruar në strehimin e të rinjve, sepse kjo është një çështje më specifike dhe e prekshme.

Këngëtarja ka theksuar se Bruce Jenner është ndër të vetmit që është treguar i sinqertë për preferencat e tij, ndaj përse nuk duhet ta mbështesim? Nuk ka të drejtë të jetojë jetën siç ai dëshiron?

Më tej citon: “Unë nuk marr mendime nga askush. Çdo gjë që kam planifikuar për ta bërë do ta bëj, pasi në fund të fundit po eksploroj me veten time”.

tvklan.al