Mile

Më në fund vajza rebele, Miley Cyrus ka folur rreth jetës së saj private. Këngëtarja 22-vjeçare e cila po jeton një histori dashurie me njërën nga yjet e modelingut botëror, Stella Maxwell, këmbëngul se ajo është tërheqëse për të gjitha gjinitë.

Në një intervistë për Elle UK, ish Hana Montana ka deklaruar se statusi i saj aktual është: Jam shumë e hapur, unë jam panseksuale.

“Por unë nuk jam në një lidhje. Jam 22 vjeç, vazhdoj të takohem me njerëz, por unë ndryshoj stilin tim çdo dy javë, duke e lënë personin me të cilin isha në një marrdhenië intime”, ka thënë Cyrus.

Termi panseksual vjen nga greqishtja. “Pan” do të thotë: Të gjithë, dhe përdoret për ata që ndihen të aftë seksualisht, shpirtërisht dhe emocionalisht të bien në dashuri me njerëz të të gjitha gjinive. Po të hedhësh një sy në listën e njerëzve që Miley ka qenë e dashuruar, janë më shumë meshkuj se sa femra. Mes tyre edhe aktori i famshëm, Liam Hemsworth me të cilin ka qenë e fejuar për 2 vite./tvklan.al