miley-cyrus-435Historia e dashurisë mes rebeles Miley Cyrus dhe djalit të aktorit Hollywood-ian Arnold Schwarzenegger duket se ka marrë fund. Revista “People” ka bërë me dije se muajin e kaluar mes tyre ka patur një zënkë e cila nuk ka përfunduar lehtë.

Burime të afërta të çiftit janë shprehur se kjo ndarje nuk është thjeshtë një periudhë meditimi, duke lënë të nënkuptohet se ata nuk kanë më kthim pas.

Ndarja e çiftit ka qenë miqësore. Aktualisht secili prej tyre ndodhet në vende të ndryshme. Patrick po i përkushtohet kolegjit ndërsa Miley është fokusuar në muzikë dhe karrierë.

tvklan.al