Miliarderi Andrej Babis dhe partia e tij ANO, që në gjuhën çeke, do të thotë Po janë fitues të zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën Çeke, duke i hapur rrugë edhe zgjedhjes së tij si kryeministri i ardhshëm i vendit.

Babis është burri i dytë më i pasur Çekisë, me një perandori mediatike që përfshin edhe dy gazetat më të mëdha në vend dhe një stacion radiofonik.

63-vjeçari babis dhe partia e tij morën 30 % të votave, duke u ndjekur më pas nga ODS me 11.3 % të votave.

Babiš nga Sllovakia, njihet për fushatën e tij antiemigracion dhe euroskeptik. Me një pasuri prej 4.1 miliardë dollarë si pronar i qindra kompanive ushqimi dhe karburantesh, vet Babis është përballur me skandale të shumta duke përfshirë një padi për mashtrim me taksat dhe akuza se ai ishte agjent i policisë gjatë komunizmit.

I propozuari për kryeministër, Babis citohet të ketë thënë për mediat ndërkombëtare se edhe pse i ka ftuar të gjithë në negociata për koalicionin, ai nuk do të bashkëpunonte më partinë ekstremit të djathtë dhe ato komuniste.

Ai thotë se nuk do e fusë Çekinë në Eurozonë, por që vendi të qëndrojë në Bashkimin Europian. I cilësuar si kopja e presidentit amerikan Donald Trump, është akuzuar se kërkon të dobësojë parlamentin dhe të blejë mediat që e kritikojnë.

Tv Klan