Kukësi do ta nisë të enjten në fushën e Kamzës fazën e dytë të kampionatit. Trajneri Mladen Milinkovic ka vetëm një objektiv në fushën ku la pikë edhe Skënderbeu, të fitojë takimin.

Mladen Milinkovic:

“Është fillimi i fazës së dytë dhe është e rëndësishme për ne. Duam ta ta nisnim me fitore. Jemi të vetëdijshëm që na pret një ndeshje e vështirë, pasi kemi përballë një ekip që mund ta quajmë suprizën e kampionatit”.

Objektivi mbetet mbrojtja e titullit kampion.

Mladen Milinkovic: 

“Në 4 ndeshjet e ardhshme do të kenë vlerë për garën për titullin, pasi luhet me gjysmën e parë të tabelës”.

Takimet e javës së dhjetë të Superligës do të luhen të mërkurën dhe të enjten ku kryendeshja është Flamurtari – Skënderbeu. Sfida Vllaznia – Lushnja është shtyrë për javën tjetër, pasi fusha e stadiumit “Loro Boriçi” nuk është ende gati.

Tv Klan