Mladen Milinkoviç kërcënon Partizanin. Trajneri i Kukësit kërkon fitore në ndeshjen e dytë të sezonit, duke shpresuar në një formë jo të mirë të të kuqve, edhe pse thotë se nuk do të jetë e lehtë.

“Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë. Ne në çdo ndeshje kërkojmë fitoren. Unë dhe lojtarët e mi e përgatisim takimin të tillë, pastaj se çfarë ndodh gjatë ndeshjes nuk parashikohet”.

Tekniku i Kukësit pret që Partizani të paraqitet më agresiv se në javën e parë ndaj Laçit, dhe për këtë e ka përgatitur skuadrën e tij.

“Nuk besoj se Partizani do të shfaqet si me Laçin. Ne i kemi studiuar ata gjatë gjithë javës dhe mund të themi se i dimë edhe pikat e tyre të forta dhe të dobëta”.

 

Ndeshja do të luhet të hënën si takimi më i rëndësishëm i javës së dytë./Tv Klan