Shkatërrohet banda e trafikantëve italianë dhe shqiptarë, fshehën drogën me vlerë 2 milion e gjysmë euro në një frigorifer akulloreje.

Një aksion i policisë italiane të Comos, Milanos dhe Monza Brianza ka bërë të mundur shkatërrimin e një bande e cila trafikonte marijuanë kokainë dhe armë. Sipas mediave italiane droga vinte nga Shqipëria.

Hetimet kanë nisur që në vitin 2016. Policia ka sekuestruar 800 kg marijuanë, 3 kg kokainë si dhe tre armë zjarri.

Hetimi, i udhëhequr nga zëvendës prokurori i Komos Antonio Nalesso, ka thënë se banda e cila trafikonte kokainë dhe marijuanë vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion tregun italian në Lazio, Marche, Toscana, Veneto, Lombardia, Piemonte, Abruzzo dhe Emilia Romagna.

Nga korriku i 2016 dhe deri në korrik 2017 policia ka arrestuar 7 persona, mes tyre 4 shqiptarë./tvklan.al