Kendall Jenner është modelja me e paguar  në  botë. Sipas revistës “Forbes” ajo  ka  fituar 22 milionë dollarë këtë vit. 22-vjecarja i ka dyfishuar të ardhurat e saj.  Vitin  e kaluar ajo  fitoi 10 milionë  dollarë.

Jenner ka sfiluar për Alexander Wang, Fendi, Chanel, Marc Jacobs dhe shumë marka  të  tjera. Ajo  ka  marrë  pjesë  dhe në  fushatën  e make up  Estee Lauder dhe kompanisë Adidas.

Ndërkaq Legjenda e modës  Gisele Bundchen  edhe  pse  është  tërhequr  nga  pasarela  këtë  vit  vetëm  nga  fushatat  reklamuese, ku  ka  marrë  pjesë  ka  fituar 17.5 milionë dollarë.

E treta  është  renditur  Chrissy Teigen falë bashkëpunimit me  McDonalds, Vita Coco, Smirnoff, Vogue e Glamour. Ajo ka fituar 13.5 milionë  dollarë. 

Fitimet e engjëllit të Victoria’s Secret, Adriana Lima arrijnë në 10.5 milionë dollarë këtë vit.

Bukuroshja  Gigi Hadid për 2017  ka  grumbulluar vetëm  9.5 milionë dollarë dhe  pse dominoi javën  e  modës në Nju Jork, Milano dh Paris.   Ndërsa motra e  saj Bella Hadid  dhe pse shumë  e re  ne  botën  e modës ka fituar 6 milionë  dollarë.

Klan Plus