Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka qenë e përfolur sot se është pjesë e një plani të themelimit të një partie të re, bashkë me Presidenten aktuale të Kosovës, Atifete Jahjaga, si dhe deputeten e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Kusari – Lila, ka thënë për Klan Kosovën, se sot gjatë ditës ka dëgjuar edhe vetë një lajm të tillë, por që diçka e tilla nuk qëndron.

“Nga një media edhe unë vetë e mora vesh se Presidentja Atifete Jahjaga po themelon parti, e që pjesë e saj qenkam edhe unë”, ka thënë Kusari – Lila”

./tvklan.al