deti

Autoritetet në Minamar u erdhën në ndihmë dy barkave me emigrantë, me nga 200 persona në bord, në afërsi të kufirit detar me Bangladeshin.

Është hera e parë që autoritetet e këtij vendi ndërmarrin një hap të tillë, pas kritikave se nuk bënë asgjë për emigrantët e mbetur ne det.

Pjesa më e madhe e tyre janë myslimanë Rohingia, që i largohen persekutimit në Mianmar.

Mbi 3000 persona kanë zbritur në Malajzi, Tailandë dhe Indonezi, vende ku u është ofruar ndihmë.

Tv Klan