Zv/Ministri i Brendshëm bolivian, Rodolfo Illanes, u rrëmbye dhe u vra nga grevistët minatorë, me të cilët kishte tentuar të negocionte.

Përpara se ta vrisnin, minatorët kërkonin plotësimin e kushteve të tyre, por hasën në rezistencën e autoriteteve.

Në një konferencë për shtyp, Ministri i Brendshëm lajmëroi i tronditur se zëvendësi i tij është rrahur dhe torturuar nga grevistët përpara se të vritej.

Autoritetet e cilësuan vrasjen si një akt mizor e të ulët dhe kërkuan kthimin e trupit të zv/ministrit 56-vjeçar.

Nga ana tjetër, 2 minatorë u vranë gjatë përplasjes me forcat e policisë, ndërsa më shumë se 100 persona janë arrestuar.

Prej ditësh minatorët në Bolivi kanë nisur protestat, duke bllokuar autostradën. Ata kërkojnë përmirësim të kushteve të punës dhe të drejtën të punojnë për kompanitë private.

Tv Klan