Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj ka ngushëlluar familjen e punonjësit të Policisë Lorent Duli, i cili humbi jeten gjatë kthimit nga kryerja e detyrës, duke kontrolluar territorin në kuadër të parandalimit te kultivimit të bimëve narkotikë.

Shpreh pikëllimin tim te thellë për humbjen e jetës së efektivit tonë Lorent Duli.

Ai sot t’i mungoje familjes, kolegeve dhe Policisë së Shtetit.

Në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme  ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe dhe  të parakohshme të familjarit tuaj, duke ju siguruar  se në asnjë moment nuk do t’ju mungojnë ndihma dhe përkrahja jonë. I pa harruar kujtimi i tij.

Sinqerisht Dritan Demiraj.”

 Ndërkohe ministri Demiraj ju ka uruar  shërim të shpejtë të tre efektivëve të tjerë të plagosur ne kete aksident tragjik./tvklan.al