Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj zhvilloi sot takimin e tij të parë të tij me drejtues të Policisë së Shtetit.

Garantimi i procesit zgjedhor ishte në fokus të bisedës.

Ministri paralajmëroi dënim maksimal, deri në heqje lirie,  për çdo efektiv policie që përfshihet në fushatë apo aktivitete partiake.

Një tjetër çështje ishte lufta kundër kanabisit për të cilën ministri tha se çdo tolerim do të penalizohet rreptësisht.

Në takim, ministri i Brendshm u përqendrua edhe në rritjen e parametrave të sigurisë gjatë  sezonit turistik.

Tv Klan