Ministri i Jashtëm Gjerman, Frank-Walter Steinmerer ka shprehur reagimin e tij, duke thënë se BE-ja nuk duhet të bjerë në “depresion dhe paralize”, pas shkëputjes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Ai ka bërë ketë koment pas një takimi me 6 anetarët themelues të BE-së, në lidhje me diskutimin e vendimit.

“Ne nuk mund të nxitojmë në veprime të ashpra duke pretenduar se i kemi të gjitha përgjigjet, por pas vendimit britanik ne nuk mund të biem në paralizë dhe në depresion”, tha Steinmeir.

Ai ka shtuar se negociatat e daljes duhet të fillojnë menjëherë.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron ka thënë se do të largohet në muajin tetor dhe ka preferuar t’i shmanget diskutimit për negociatat me pasardhësin e tij.

Samiti i parë i Liderëve të BE-së pa përfaqësimin britanik do të mbahet të mërkurën,  një ditë pasi Cameron të bisedojë me anëtarët.

Ndërkohë, Kreu i Komisionit Evropian , Jean-Claude Juncker tha se ndarja e Britanisë nga Bashkimi Evropian nuk ishte një “divorc miqësor” dhe nuk kishin as “një lidhje dashurie të thellë”.

“Brexit”, dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian, shkaktoi rënie në tregjet globale të aksioneve duke u konsideruar një rënie “dramatike”./TvKlan.al